“Askush nuk është mbi ligjin!” Yuri Kim: Ambasadorët ndryshojnë, por jo qëndrimi i SHBA ndaj Reformës në Drejtësi

Në kuadër të 110 vjetorit të Gjykatës së Lartë, po zhvillohet një konferencë, ku e pranishme është dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj, Kim u shpreh se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj.

“Kundërshtarët duan që aj të dështojë se po shohin që po funksionin, ata duan të jenë në gjendje që të bazohen në pandëshkueshëri, Kjo tregon se Reforma në drejtësi funksionon. I përket drejtuesve shqiptar, Shqipërisë, por ne do ju mbështesim, Themeli është ndarja e gjyqësori nga politika, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë. ”, tha Kim.

Gjithashtu, ambasadorja në largim u shpreh se qëndrimi i SHBA-së për Reformën në Drejtësi nuk ndryshon, ndonëse ndryshojnë ambasadorët.

“SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë. Ndonëse kanë kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri. Të gjithë e kemi parë procesin në Uashington.

Reforma nuk ka për të ndryshuar, ndonëse ndryshojnë ambasadorët. Shpresoj që ju do të kuptoni që kur SHBA flet për drejtësinë, e bëjnë këtë si një mik i sinqertë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.

Kujtojmë se David J. Kostelancik do të jetë ambasadori i ri amerikan në vendin tonë, duke pasuar në këtë pozicion Yuri Kim.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.


Shtuar 10.05.2023 10:35