100-vjetori i madhëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Në 1922 u ndez një pishtar që vazhdon të na ndriçojë rrugën përpara

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Tëitter, ka përkujtuar 100-vjetrin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipër.

Kim shkruan se më 28 korrik 1922 u ndez një pishtar, dhe shprehet se shpreson që të ndriçojë rrugën përpara dhe për 100 vite të ardhshme.

Postimi i Yuri Kim:

Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë zjarrin gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!/albeu.com