“Asgjë nuk ndryshon”, Ukraina reagon sërish për veprimet e fundit të Rusisë: E gjitha një farsë, vazhdojmë me ofensivën

Zyrtarët ukrainas thonë se asgjë nuk ndryshon me njoftimin e presidentit Putin. Ata i përshkruajnë çdo gjë, nga të ashtuquajturat referendume deri te fjalimi i aneksimit, si një farsë pa legjitimitet dhe thonë se do të vazhdojnë me ofensivën e tyre për të rimarrë të gjithë territorin që është pushtuar.

Katër rajonet që Rusia thotë se po përfshin janë vetëm pjesërisht nën okupim, Donetsk dhe Luhansk, në lindje dhe Zaporizhzhia dhe Kherson, në jug.

Luftimet po ndodhin ende në shumë zona, duke përfshirë rreth qytetit kyç të Lyman, në Donetsk.

Disa orë pas fjalimit të Putinit, ushtria e Ukrainës tha se forcat e saj kishin rrethuar plotësisht qytetin, i cili është përdorur si një qendër kryesore logjistike nga forcat ruse.

Ripushtimi i këtij qyteti do të ishte një fitim i rëndësishëm për Ukrainën, pasi do t’i vinte forcat e saj në një pozicion për të rimarrë më shumë territor në Donetsk dhe Luhansk, territore që Rusia pretendon se po “çliron”./albeu.com


Shtuar 1.10.2022 12:44