Gazetari i njohur Artan Hoxha ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku shihet teksa udhëton mes maleve me dëborë.
Hoxha thotë se pamjet nuk janë as në Alpet e Zvicrës, as në ato të Austrisë, e madje as në Alpet Shqiptare, por sipas tij ndodhet pranë malit të Tomorrit.
Ai shton se zoti na ka falur një vend përrallor dhe një mrekulli.
“Nuk jane as alpet Zvicerane, as alpet Austriake. Madje nuk jane as Alpet e Shqiperise.
Jam në Qafen e Kulmakut, 1450 metra mbi nivelin e detit, aty ku ndahet Mali i Tomorrit nga Mali i Ramijes, në zemer të Shqiperise se Jugut…
Zoti nuk na ka falur thjeshte nje vend të bukur, na ka falur nje mrekulli…”, ka shkruar Hoxha./albeu.com/