Artan Hoxha zbërthen skemën e vrasjes së Demir Backës: Targat, kamerat dhe roli i familjes

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e shumëpërfolur në fier e biznesmenit Demir Backa.

Ka qenë gazetari Artan Hoxha që ka zbardhur skemën e ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në Fier.

Hoxha tha se skema e vrasjes së tij ka qenë e mirëmenduar dhe sipas tij, ka qenë e porositur.

Djegja e makinës së krimit vërteton mirëorganizimin sipas tij, duke mos lënë gjurmë dhe duke e bërë të pamundur gjetjen e autorëve. Komentet ai I bëri në ABC Neës ku ishte i ftuar.

“Ngjarja është raportuar nga qytetari digjital si një qytetar i dhunuar. I ka kapur grupi që kontrollonte territorin. Unë mendoj se është e rëndësishme të prevalojë gjakftohtësia dhe qetësia. Edhe në Fier i zgjidhin vetë problemet. Kemi të bëjmë një familje që janë shumë të fuqishëm financiarisht. Janë shqiptarët e Kosovës të vendosur në Fier dhe janë bërë shumë të fuqishëm. Personat që janë goditur i kanë të gjitha mundësitë për të krijuar një zinxhir që do kishte pasoja.

Aty thuhet kanë ikur në drejtim të Vlorës. Po kush i pa që kanë ikur në drejtim të Vlorës. Makina e atentatit çohet në një drejtim tjetër ndërsa makina është çuar në drejtim tjetër. Ata kanë ikur në drejtim të fshatit Daullas. Fieri është një qytet që ka më shumë hyrje dhe dalje në Shqipëri. Ngjarjet në Fier janë shumë të sofistikuara. Ai që ka djegur makinën ka pasur vetëm atë detyrë, të djegë atë makinë”, tha Hoxha.

Ai theksoi se vendi ku ka ndodhur ngjarja është e pajisur me kamera sigurie dhe do të jetë pamjet e marra prej tyre që do të çojnë policinë në ndonjë indicie për zbulimin e autorëve. Ai u shpreh se targat e Kosovës kanë lidhje me origjinë e viktimës, i cili është mes shqiptarëve të Kosovës të vendosur prej vitesh në Fier.

“Makina është me targa të Kosovës sepse viktima është me origjinë nga Kosova  Subjekti ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie. Autorët kanë kryer atentatin. Automjeti është me numër shasie të fshirë. Autorët janë kujdesur të fshijnë edhe numrat e armëve. Unë besoj se me autorët e kësaj ngjarje ose kush fshihet pas kësaj ngjarje. Kemi të bëjmë me organizatorë, financues dhe ekzekutorë. Nëse kapen autorët ti nuk shkon dot te porositësi dhe te financuesi. Ngjarjet e fundit, kanë dëshmuar se kemi vrasës me pagesë që nuk janë kapur. Në rastin e Backajve është e vështirë të përdorësh vrasës lokalë. Duhet të ndërtosh një skemë që të jetë më e vështirë për t’u zbuluar.

Ti mund të shoqërosh 25 veta atje por ato nuk kanë asnjë vlerë. Policia do ketë avantazh nëse i bind familjarët të bashkëpunojnë. Kjo ka hapur probleme të mëdha në Fier. Palët e përfshira kanë para, logjistikë, burime njerëzore të mëdha. Kanë lidhje te forta në politikë në gjyqësor. Prandaj Fieri është aq i ndërlikuar. Sepse është i ndërlidhur me shumë interesa. Ekzekutimi në atë formë është jashtë rregullatorit të asaj që ndodhte deri tani në Fier. Në Fier që dje ka pasur një formë rivlerësimi të masave të sigurisë. Njerëzit në qytet janë spostuar në zonat e veta“, tha Artan Hoxha./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 14:49