Artan Hoxha poston foto mbi varrin e Escobar: Këtë e gjetëm, si do ia bëjmë për Ervis Martinajn?

Gazetari investigativ Artn Hoxha ndodhet në Kolumbi, konkretisht në qytetin Medellin. Medellin është qyteti ku jetonte mbreti i kokainës, Pablo Escobar.

Sot ai ka vizituar varrin e tij, ndërsa me ironi shkruan se Escobarit ia gjetën varrin, por si do ia bëjnë për ata që nuk pu u gjejnë as nam e as nishan, duke iu referuar Ervis Martinajt.

“Mbi varrin e mbretit te kokaines, narkotrafikantit me te madh ne bote, Don Pablo Escobar…

(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993)

Don Pablos, ja gjetem varrin te pakten, por si t’ia bejme me ata te tjeret, qe nuk po u gjejne as nam dhe as nishan…”, shkruan Hoxha./albeu.com


Shtuar 10.09.2022 16:03