Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me rrjedhën e informacionit nga Policia e Shtetit, se është tentuar t’i bëhet atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Hoxha thotë se dje ka takuar Prek Kodrën, personin që dyshohet se do t’i bënte atentat Kurtit dhe shton se kjo është një ngjarje e stisur pasi destabilizimin e Kosovës e do vetëm Serbia dhe Rusia.
https://www.facebook.com/t7videos/videos/847055916455504
“Kam kontaktuar dje me Prek Kodrën. Tani, kur e sheh ngjarjen në këtë dimension duket e besueshme. Kush do ta destabilizojë Kosovën? Serbia dhe Rusia. Dhe, ata kanë gjetur një shqiptar të Shqipërisë që i përket një zone të veriut. Si është e vërteta? Ky për mua është fund e krye një histori e stisur. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, nuk ka pasur asnjë fije rreziku nga ndonjë shtetas shqiptar. Personi që është vënë në epiqendër, është një gjahtar apo bjeshkatar. Kaq. Nuk është as snjaperist, nuk ka qenë as në forcat speciale të Shqipërisë, nuk ka qenë as i dënuar. Prek Kodra vetë dje më ka treguar se është vënë në dijeni të gjithë kësaj ditën që është publikuar lajmi. Ai nuk ka ditur gjë. Nga policia është kontaktuar pos s’ia kanë thënë”, tha Hoxha./albeu.com