Artan Hoxha: Gramoz Rexhepi është dënuar me 20 vite burg në Itali, ku fshihet

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me gazetaren Sibora Bitri, ka dhënë detaje mbi operacionet e përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Ai theksoi se një nga personat më të kërkuar nga drejtësia italiane është Gramoz Rexhep[i, për të cilin prej 15 janarit nuk ka më asnjë informacion, pasi i ka humbur gjurmët pasi ka dalë nga burgu në Ekuador.

Sipas Hoxhës, Gramoz Rexhepi, sëbashku me Eldi Dizdarin, ishin dy kokat kryesore që drejtonin trafikun e drogës në tre kontinente.

Ndërkohë theksoi se Gramoz Rexhepi është dënuar me 20 vite burg në Itali.

“Tek të paekstradueshmit. Deri tani kanë privuar të gjitha vendet e BE që të bëjnë ekstradime nga Dubai, nuk ia ka dalë askush. I vetmi shtet që ja ka dalë është Italia, që ka ekstraduar Rafaelon e Kamorrës. Për llogari të atij operacioni të famshëm të kartelit të parë shqiptarë, një operacion që e parapriu antimafia e Firences, por u përfshinë disa shtet të Europës, edhe shtet të Amerikës Latine, ky operacion kishte si synim të godiste 12 organizata kriminale shqiptare që kishin një furnitor të vetëm në Amerikën Latine. Gjatë këtij operacioni pati ekstradime dhe nga Shqipëria. Drejtuesi i kësaj strukture ishte Gramoz Rexhepi i cili ishte në burg në Ekuador, Eldin Dizdari, i cili ndodhej në Emiratet e Bahskuara për llogari të antimafies Italiane. Sot ky operacion është finalizuar me një vendim gjykate, Gramoz Rexhepi është dënuar me 20 vjet por ai është i lirë, nga 15 janari nuk ka asnjë informacion për të nga Ekuadori, nuk dihet më adresa e tij. Ai është në kërkim nga 6 vende të Europës. Dyshohet të jetë në Amerikën latine në një nga vendet ku është i vështirë ekstradimi, përfshirë Venezuelën dhe Kolumbinë”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu theksoi se  për Gramoz Rexhepin ka urdhër-arresti edhe nga 6 vende të tjera të Europës, ku akuzohet për vepra të ndryshme penale.


Shtuar 8.11.2022 13:29