ARRSH jep njoftimin: Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, kujdes kur kaloni në rrugë me borë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, pas reshjeve të dëborës që ranë ditën e djeshme.

Në një njoftim ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me doma dimërore dhe zinxhirë dhe të respektojnë udhëzimet kur udhëtojnë në zona ku ka rënë reshje dëbore.

Njoftimi:

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin.
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore.
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave.
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
#ARRSH #MIE

 


Shtuar 26.11.2023 11:02