Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Inceneratorët është shoqëruar me debate dhe ironi mes socialistëve dhe demokratëve.
Për të dëshmuar, sot ka qenë kryetarja e emëruar e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila gjatë debatit me kryetaren e Komisionit të Inceneratorëve shpërtheu në ofendime.
Pjse nga debati:
Ina Zhupa: Si i depozituat mbetjet pa kontratë?
Emiriana Sako: Kësaj pyetje i dhashë përgjigje.
Jorida Tabaku: Mos flisni me arrogancë, ju lutem respektoni komisionin.
Emiriana Sako: Arrogancën dhe injorancën e gjej këtu, pasi shoh që nuk e keni lexuar ligjin dhe nuk keni parë procedurat me një objekt që është tërësisht jashtë objektit tuaj. Kontratën me Sharrën nuk e kam lidhur unë si individ, praktika është online dhe transparente.
Ina Zhupa: Nuk kam arritur te tenderi, që keni shkelur. Cili nen ua garanton ta bënit negocimin 10 mln euro pa shpallje?/albeu.com