Dëshmia e ish-ministrit të Financave: Kam kërkuar që inceneratori të vihej në punë, më pas pagat

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë deklaratës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratoët, është shprehur se në kohën kur ai ishte në detyrë ka kërkuar që inceneratori i Elbasanit të vihej fillimisht në punë dhe më pas të bëheshin pagesat, gjë e cila nuk u bë.

Cani ka shtuar se duhej të shikohej eficensa e inceneratorit dhe pagesa e parë do të bëhej vetëm pasi inceneratori të vendosej në punë.

Pjesë nga fjala e Canit:

Helindon Bushati: Për rastin e Elbasanit dhe Fierit, duhej prokurim publik apo koncesion?

Shkelqim Cani: Nuk është ministria e Financave mbi ministritë që do të gjykojë nëse duhet kjo apo jo, duhet me këtë mënyrë apo në atë mënyrë. Ligji imponon autoritetin kontraktues të vlerësoje nëse do të bëhej me këtë mënyrë apo atë mënyrë. Në dijeninë time tani dhe në kujtesën time është, nëse do t’i referohemi edhe asaj që lexoi znj.Felaj dhe ne e kemi theksuar, është argumentuar që kjo mënyrë është më e mirë nga prokurimi publik.

Helidon Bushati: Tek faqja 2, ju thoni se “Minstria e Financave nuk mund të shprehet për këtë pro-aktivë për sa kohë nuk janë plotësuar kriteret”. Keni dhënë mendim negativ. Keni edhe një shkresë tjetër, ku ju miratoni një procedurë, ku nga ana kohore, 6-7 ditë. Edhe ju në eficencë keni dhenë Ok. Tek pjesa e financimit shpreheni se fillimi i financimit duhet të jetë pasi të mbarojë investimi tek vepra. Pasi të mbarojë vepra, të ketë mbaruar investimit, atëherë duhet të fillonte investimi nga buxheti i shtetit. Kjo është letra juaj. As tek Elbasani, as tek Fieri kjo gjë nuk ka ndodhur. Tek kontratat e Elbasanit nuk u mor parasysh ky vendim?

Shkelqim Cani: Unë jam një ish zyrtar që duhet të përgjigjem me drejtësi. Po ky ishte mendimi i ministrisë së Financave. Po, duhej të vihej në punë. Shihej eficenca. Madje, po ta doni ju, akoma më shumë kam thënë sesa thoni ju. Organet kompetente ta vlerësojnë eficenën dhe jo ju. Por këto janë çështje të negociatave.

Unë që jam marrë me praktikën e punërave të ndryshme. Ne sugjerojmë, ministria e Financave ka pozicion negociator. Sepse ai zoti i shtëpisë që duhet të fusë dorën në xhep të nxjerrë paret. Ai fëmija i kërkon akullore. Ai është ën të drejtën e vet. Por kur nuk ka pare për bukën si do të ia japë akulloren?! Ministria e financave është konservatore. Ne ia dhamë miratimin. Por ishte një kërkesë që duhej parë gjatë negociatave. Por pagesa e parë duhej bërë, mundësisht pasi të vihet në punë. Pse? sepse ishte hera e parë që bëhej një investim i tillë. Pjesa negociomit mund ta bëjë ose jo këtë gjë. Sepse edhe atje ke një kundërpalë, “Më parapaguaj, që ta ndërtoj”. Ne i themi “Jo, ndërtoje ti, vëre ne funksionim, verë ne eficencë, pastaj të paguaj.” Negocio, që mundësisht të paguash në fund. Për ata që negociojnë kontratat.