Dy shqiptarë dhe një Italian kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafik droge.
Ata u kapën me 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë Euro cash. Të arrestuarit ishin nën monitorim të policisë prej disa kohësh. Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.
Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i pare.
Aty agjentët gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj. Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e lekëve. Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.
Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët