Arrestohet shqiptari në Itali, policia e ndjek dhe e filmon duke shitur kokainë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Bertol lelka. Ai u arrestua pak ditë më parë sëbashku me partneren e tij në Cori të Italisë, në përfundim të një sërë hetimesh.

Shqiptari ishte filmuar nga policia teksa shpërndante drogë në një lokal në qendër të Lepinos. Më pas gjatë kontrollit në banesë polica gjeti 23 gramë kokainë. Gruaja është lënë e lirë, ndërsa shqitari ndodhet në burg.


Shtuar 3.01.2023 22:45