Arrestohet në Dubai Julian Meçaj, numri 2 i bandës së Durrësit

Julian Meçaj është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Julian Meçe është numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtaret e bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë. Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.


Shtuar 8.02.2024 15:16