Sot në Firence janë kapur 7 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar tre persona, mes tyre një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar banues në Impruneta, një italian 28-vjeçar dhe një shqiptar 26-vjeçar.
Droga u është gjetur të treve poshtë sediljes në makinën tip “Fiat” me të cilën po udhëtonin
Veprimtaria e Karabinierëve të Njësisë Hetimore kanë ardhur pas raportimeve të marra nga qytetarët për lëvizje të dyshimta pranë via Gallianos . Më pas karabinierët kryen shërbime të synuara duke verifikuar vlefshmërinë e lajmit dhe duke identifikuar të tre. Në veçanti, të dyshuar për lëvizjet e tre subjekteve, ata vendosën të kryejnë kontrolle më të hollësishme, duke gjetur më pas edhe drogën.
Hetimet e mëvonshme bënë të mundur gjetjen e gati një mijë eurove cash në kartëmonedha me preje të vogla, të cilësuara si të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, telefona celularë dhe ora luksoze; të gjitha të vendosura në sekuestro. Tre të arrestuarit ndodhen në burgun Sollicciano./albeu.com