Arrestohet i riu në Elbasan, tentoi të vriste një 37-vjeçar

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një konflikti tentoi të vriste me një mjet prerës një 37-vjeçar. Sherri mes tyre ka ndodhur në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan.

Sipas uniformave blu është sekuestruar mjeti prerës, bëhet fjalë për gërshërë hekuri.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.11.2023 16:37