Arrestohet hajduti i makinave në Pogradec

Një 35 vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së 4 automjeteve në qytete të ndryshme të vendit.

Policia bën me dije se automjetet e vjedhura janë sekuestruar.

Njoftimi i policise

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Elbasan dhe Librazhd, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vodhi 4 automjete, në Pogradec, Elbasan dhe Prrenjas, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen 4 automjetet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.01.2023, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u vodh një automjet tip “Toyota”, organizuan veprimet dhe falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stafeta”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. I., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë kësaj jave, ka vjedhur edhe 3 automjete të tjera, në Prrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kalaun Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 13:51