Policia e Tiranës ka arrestuar pesë drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
“Q. L., 22 vjeç, R. K., 51 vjeç dhe N. H., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
G. N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
K. M., 38 vjeçe, pasi në Vaqarr, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, ka aksidentuar mjetin me drejtues S. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i cili pasi mori mjekimin, u largua për në banesë”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.