Një person u ndalua në Gostivar pasi policia gjeti drogë gjatë kontrollit ndaj tij, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Rreth orës 01:55 të sotme, në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“, efektivët e ekipit mobil „Task Force“ pranë NJPB-së në Gostivar arrestuan M.D., 27 vjeç, nga ky qytet. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dy paketime me kokainë, bëri të ditur MPB-ja.
Të lidhura
None found
I ndaluari është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim, thuhet në njoftim.







