Arrestohet 19 vjeçari pasi dhunoi dhe përndoqi të miturën, një tjetër vihet në praga pasi “grushtoi” policin

Një 19-vjeçar me inicialet XH.R., banues në fshatin Bradashesh, u arrestua pasi dhunoi fizikisht dhe përndoqi në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Ndërkaq, një 34-vjeçar me inicialet A.D., ra në pranga pasi goditi për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.

Njoftimi i plotë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 19 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh,  pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 18.07.2021 11:39