Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Athinë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia greke bën me dije se gjatë operacionit anti-drogë janë sekuestruar mbi 10 kg e 879 gram heroinë, të ndarë në 21 pako.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete, 190 euro, 3000 lekë dhe 4 celularë. Njëri nga dy të arrestuarit punointe si taksist në Athinë.
Ai ka përdorur punën e tij si “mbulesë” për të trafikuar me lehtësi./albeu.com/