Arrestohen 5 të rinj në Sarandë, dyshohet se po përgatiteshin për një vrasje

Arrestimi i pesë të rinjve në Sarandë është shoqëruar me të dhëna të reja, ndërsa policia dyshon se ata kishin udhëtuar drejt qytetit për të kryer një ngjarje kriminale.

Të gjithë të ndaluarit rezultojnë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Hetuesit dyshojnë se objektivi i tyre mund të ketë qenë ekzekutimi i një personi në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Të lidhura

None found

Pas shoqërimit, pesë të rinjtë janë marrë në pyetje, por kanë zgjedhur të mos japin asnjë deklaratë përpara hetuesve.

Sipas burimeve, grupi lëvizte me dy automjete. Në momentin kur makinat ndaluan, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja po kontrollonin armët brenda njërit prej tyre, ndërsa ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e tyre.

Të rinjtë u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.

Grupi hetimor po verifikon nëse ndodheshin në atë zonë rastësisht apo nëse ndalesa lidhej me ndonjë plan të caktuar, edhe pse të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin.


Shtuar 4.08.2026 12:30

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet