Arrestohen 10 persona në Tiranë, mes tyre dhe një grua: për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë ndalimin e shtetasit E. H., 36 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg për vepren penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit B. Sh alias K. G., 43 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për vepren penale “Mosdhënie të mjeteve për jetesë”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. Ç., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l ka aksidentuar mjetin me drejtuar A. D. Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë të cilët pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë;

K. D., 37 vjeçe, Z. G., 56 vjeç, S. S., 52 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe B. K., 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
A. M., 49 vjeç dhe F. A., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 30.06.2021, shtetasi S. K., 55 vjeç, kallëzon se në plazh në Qerret, Kavajë, i kanë marrë sendet personale dhe një shumë parash, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L. M., 29 vjeç, pasi dyshohet se mbremjen e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit F. V dhe E. T.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.07.2021 11:24