Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka cilësuar lajm të mrië arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Duke folur në parlament, Tabaku tha se ka ardhur momenti që të bjerë mitit i pandëshkueshmërisë.
Siaps saj ka me dhjetra dsje të tjera që “flenë” në SPAK të cuilat duhet të hetohen.
“Deputetja Jorida Tabaku ka folur në Kuvend për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, duke u ndalur edhe tek arrestimi i bërë më herët të sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë fjalës së saj Tabaku tha se duhet të thuhet mitit që drejtësia nuk çon përpara drejtësisë ata që shkelin ligjin.
Në një vend ku korrupsioni nuk është më ai i banaqeve, por një sëmundje që sot po e vuajmë që të gjithë, po e vuajmë kur largohen të rinjtë, po e vuajmë këtu në politikë, në biznes dhe po e vuajmë me një sistem që është fatkeqësisht është i kalbur dhe është vështirë ta ndryshosh.
Në një vend ku qeveria është kthyer në një notere të ligjeve favorizuese dhe të ligjeve selektive, duket sikur ekzistenca e SPAK-ut është jetike.
Nuk ka politikanë që nuk ka shkuar në dyert e SPAK-ut më shumë së unë. Sigurisht jo për ato arsyje që shkojnë dhe duhet të shkojnë tjerët. Kam çuar një numër dosjesh që shpresoj të shohin dritën e diellit dhe të hetohen e investigohen.
Ne në fakt në politikë e kemi banalizuar fjalën korrupsion. I themi të gjithëve “je hajdut, je i korruptuar, ti vjedh” edhe për qytetarët kemi krijuar një imazh jo pozitiv përsa I përket rolit që ka një deputet.
Por arrestimi i ish-kryetarit të Bashkisë Durrës I bën nder SPAK-ut. Unë do të kisha preferuar që ai të arrestohej për arsyje tjera, pak rëndësi ka se për çfarë shkon përpara drejtësisë, rëndësi ka që shkon përpara drejtësisë. Unë shpresoj që krimet elektorale si dosja 339, akuzat për korrupsion, për pastrim parash dhe shumë element të tjerë të hetohen. Jo se akuzon politika, jo se vijnë këtu politikanët dhe hedhin lumë akuzash kundër njëri tjetrit, ku pas një viti i shkelin me këmbë dhe thonë nuk ishin të vërteta. Por le të hetohen nëse ka prova dhe dosje reale.
Ndërkohë dosje të tjera flenë në SPAK, dosje të cilat lidhen me koncesione, me prokurime, me hetimin e zgjedhjeve, me rindërtimin, me tërmetin dhe me shumë element që unë besoj i bëjnë nder SPAK-ut të hetohen.
Ajo çfarë nuk i bën nder SPAK-ut dhe ishte ulëritese, ishte fakti që kishte tre ditë në media dhe portale që flisnin për arrestimin që do të ndodhte pak ditë më pas. Është ulëritës fakti që lajmërohet arrestimi i Sekretares së Përgjithshme nga Kryeministri. Është ulëritës fakti që sot drejtësia e re është po aq e aksesueshme sa drejtësia e vjetër nga pikëpamja e informacionit.
Është ulëritës fakti sot që këto informacione që duhej të ishin të privilegjuara janë në domain-in e kujtdo.
Unë mendoj që kemi arritur në një moment kthese për politikën shqiptare. Ne duhet të kemi frikë nga ligji, ne duhet t’ia dimë frikën ligjit. Ne duhet të kemi konsideratë për ligjin, duhet të kemi frikë ne, duhet të ketë SPAK-u e kushdo.
Duhet të thyejmë mitin që drejtësia nuk çon përpara drejtësisë ata që e shkelin ligjin. Duhet ta thyejmë me ata që janë e që kanë qënë në pushtet, me këdo që është i korruptuar. Jo se e themi ne politikanët, por sepse provat janë atje.
Vetëm kështu mund ta kthejmë besimin tek shqiptarët, tek të rinjtë. Vetëm kështu mund të besojmë që sistemi drejtësisë sado i kalbur që mund të jetë, sado persona të ketë që nuk na pëlqejnë që mbështesin një kah politik apo një tjetër, mund të krijojë besim tëk qytetarët sepse ato ligjet që miratohen këtu kanë vlerë, që dhe ne politikanët kemi frikë nga këto ligje”, tha Tabaku.