Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë lidhur me skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Përmes një postimi në Twitter Basha shkruan se e drejta vonon por nuk harron.
E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.?????
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 30, 2023
“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”, shkruan Basha.
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal në SHBA dhe zbulimi se ai ishte takuar disa herë me kryeministrin e Shqipërisë u pasua me akuza nga opozita se Rama ka lobuar pranë zyrtarit të lartë amerikan për të lobuar kundër opozitës në Shqipëri, në atë kohë e drejtuar nga Lulzim Basha lidhur me të ashtuquajturën çështje të financimit rus.
Ndaj McGonigal janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane. Ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliarderin rus Oleg Deripaska.
Departamenti i Drejtësisë thotë se ai gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë./Albeu.com/