Arratisja nga burgu i Trevisos, Pula dhe shokët e tij grabisnin diamante

Anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5 yë mëngjesit, pasi kanë prerë hekurat e dritares në qeli dhe janë ulur poshtë me çarçafë.

Teksa dy të tjerët janë kapur sërish nga policia dhe janë kthyer ne qeli, Pula vazhon të jetë në arrati.

Të lidhura

None found

27-vjeçari akuzohet për tentative vrasje, grabitje dhe trafik droge, ndërsa është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se Pula të gjitha veprat penale për të cilat mbahej ne burg i ka kryer jashtë Italisë.

Në vendin ku ai u arrestua në muajin shkurt, agjetët kishin gjetur disa mjete që shërbejnë për të hapur dyert, ku përfshihet një  disk prerës, detektorë frekuencash dhe madje edhe instrumente për të matur pastërtinë e diamanteve.