Argita Malltezi flet pas daljes nga SPAK: Tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen

Ditën e sotme, Argita Malltezi, u paraqit në SPAK ,ndërsa në një deklaratë për mediat, ajo dha detaje nga ajo çfarë ndodhi brenda godinës së Prokurorisë së Posaçme.

“Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë.

I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar.

Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standartin e dyfishtë të kësaj godine këtu.
Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha ajo.


Shtuar 9.01.2025 09:42