Ardi Veliu dha dorëheqjen, ministria e Brendshme hap garën për drejtuesin e ri të AMP

Ardi Veliu dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore disa ditë më parë.

Drejtimin e Agjencisë, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së.

Sakaq, ditën e sotme, ministria e Brendshme njofton se ka hapur garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të AMP-së.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit [email protected].

Sipas Ministrisë, janë 6 kritere në total që kandidati duhet të plotësojë:

Kritere të përgjithshme:

të ketë shtetësinë shqiptare;
të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;
t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.

Lexo edhe: Balla konfirmon dorëheqjen e Ardi Veliut, çfarë do të bëjë tani

Njoftimi i plotë:

Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikime për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

Kritere të përgjithshme:

të ketë shtetësinë shqiptare;
të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 vjetëve të fundit;
të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kritere të veçanta:

të ketë shërbyer për një periudhë, jo më pak se 10 vjet në strukturat e sigurisë, ose në sistemin e drejtësisë;
t’i nënshtrohet ose të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

Kërkesën për aplikim;
Jetëshkrimin;
Fotokopje të diplomës;
Fotokopje të librezës së punës dhe/ose dokumentacionit që vërteton eksperiencën në punë;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Çdo dokumentacion tjetër të mundshëm që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo vlerësimet për eksperiencat e punës të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mund të bëhet në zyrën e protokollit të Ministrisë së Brendshme, ose përmes dërgimit në postën elektronike zyrtare të institucionit : [email protected]

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin vërtetues për kriteret e përgjithshme e të posaçme brenda datës 3 Nëntor 2023.

/Albeu.com


Shtuar 26.10.2023 14:41