Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka thënë se janë duke i pritur rezultate përfundimtare.
Ai tha se po prijnë sipas disa sondazheve, për 2 pikë para kandidatit të LDK-së, por nuk dukej shumë entuziast për fitoren.
“Sot siç jeni dëshmitarë kanë qenë një palë zgjedhje të jashtëzakonshme për shembullin e organizimit të zgjedhjeve.
“Ne jemi duke pritur rezultatin dhe sapo të kemi rezultatet përfundimtaret e KQZ-së do dalim në konferencë. Tani janë duke u numëruar votat nga komisionerët tonë”.
“Në momentin që i kemi rezultatet do të dalim me qëndrimin tonë”, tha ai.