Arben Malaj shpërthen ndaj krahut të djathtë të Ramës: Babëzia s’ka kufi, SPAK të veprojë shpejt ndaj hajdutit

Ish-ministri Arben Malaj, e ka quajtur drejtuesin e ri politik tw qarkut Vlorw, hajdut dhe ka kwrkuar tw prangoset nga SPAK.

Malaj ka shpërthyer sot përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj Ahmetajt, detyrë e cila iu dorëzua dje nga Damian Gjiknuri.

Emërimin e Ahmetajt në Vlorë, Malaj e shikon si një lajm të keq ku sqaron edhe arsyet, tw cilat sipas tij janw mjaft bindwse pwr tw mos e pranuar kwtw figurw si drejtues politik i PS-sw nw Vlorw.

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët – I babezituri deklaron në Vlorë se nuk ka dalë në pension sepse ka shumë gjëra që nuk i ka plotësuar akom. Kjo deklaratë “burrërore” duhet të merret shumë seriozisht, jo si ajo që Becchetti nuk do të marrë asnjë qindarkë. Becchetti në fakt po merr kokër më kokër 130 milionë euro nga shqiptarët për shkak të qeverisjes arrogante, të babezitur dhe të kapur të Ahmetaj & CO.

Përse ballafaqimi publik jo me individët por me përfaqësuesit me tipik të keq qeverisje të vendit është një detyrim ndaj Vlorës dhe shqiptarëve dhe perse mos nxjerrja në pension I disa te babeziturve që fshihen pas PS-së si Ahmetaj & CO, është varfëronjëse dhe e rrezikshme jo vetëm për Vlorën:

Te babëziturit nuk dalin vet në pension sepse punojnë çdo sekondë për të vjedhur sa më shumë.

Babëzia nuk ka kufi se sa duhet të fitojnë dhe këta e kanë vetë-deklaruar se do ti i nxjerrin paratë edhe nga dheu;

Të babëziturit konsiderojnë punën vetëm punë/post qeveritarë që ju krijon mundesi të vjedhin si të pa-ngopur;

Të babëziturit sidomos kur marrin pushtet politike bëjnë biznes oligarkik sic janë edhe projektet e pritshme ne Vlore ndërsa oligarkët bëjnë politikë duke mbêshtetur të babëziturit e korruptuar dhe te kapur sic theksohet e zeza mbi te bardhe ne te gjitha raportet ndërkombëtare per qeverite R1&R2;

Hajdutët kanë një fund të sigurt – thjesht tani që ata janë gjithnjë e më shumë të frikësuar nga reforma ligjore që synohet të fillojë me mbarimin e kulturës së mos ndëshkimit stërmundohen si ta fshehin panikun duke  mos shfaqur të panikuar ne publik;

Të babëziturit janë edhe individë pa individualitet sepse i shpërfytëron servikuxmi dhe pa-ngopësia. Ata recitojnë gërmë për gërmë cdo mesazh të udheqesve suprem, sic po ndodh me refrenin e “mandatit të katërt”;

I babezituri u detyrua dhe pranoi të shkonte në Vlorë me përkushtim vetë-mohuese për t’i shërbyer oligarkisë, jo Vlorës apo Shqipërisë.

Ballafaqimi me të keqen, ndalimi i përhapjes së babëzisë bga kapha e shtetit dhe nxjerrja në pension edhe me vendim gjykate  i të babëziturve dhe  sa më shpejt të jetë e mundur – duhet të jetë misioni dhe detyra ligjore për SPAK dhe thelbi i motivimit  të rizgjimit popullor dhe paqësor kundër tyre.

Ditë të mbarë!

Arbeni/albeu.com