Apple paralajmëron rritje çmimesh mes kostove në rritje të çipave të memories

Apple po përgatitet të shtrenjtojë produktet e veta, pasi kostot e çipave të memories që përdor ka pësuar një rritje të fortë, bëri të ditur drejtuesi i kompanisë.

Në një intervistë për The Wall Street Journal (WSJ), Tim Cook, drejtori ekzekutiv në largim i Apple, deklaroi se rritja e çmimeve është “e pashmangshme”, duke e përshkruar gjendjen në tregun e çipave të memories si “të paqëndrueshme”.

Të lidhura

None found

Cook nuk dha hollësi se kur do të hyjnë në fuqi çmimet e reja dhe as cilat pajisje do të preken. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse kjo do të ndikojë te iPhone 18, që pritet të prezantohet në shtator.

Çipat e memories janë pjesë kyçe për pajisjet inteligjente, përfshirë telefonat celularë, ndërsa rritja e vrullshme e inteligjencës artificiale (IA) ka ushtruar presion mbi çmimet e tyre gjatë muajve të fundit.

“Po bëjmë çmos për të zbutur rritjet e mëdha që po na kalohen dhe jemi përpjekur t’i mbrojmë klientët tanë nga këto rritje, por situata është bërë e paqëndrueshme”, u shpreh Cook për WSJ.

Ai shtoi se tregu po përballet me furnizim më të ulët pikërisht në një periudhë kur kërkesa e konsumatorëve për pajisje mbetet e lartë dhe prodhuesit e memories po transferojnë rritjet e mëdha të kostove. Cook pritet të zëvendësohet nga John Ternus si CEO i Apple në shtator, pas 15 vitesh në këtë detyrë.

“Patjetër që çmimet dhe furnizimi i memories duhet të kthehen në nivele të arsyeshme për produktet e konsumit. Ky është qëllimi.”

Deklaratat e Cook vijnë në një kohë kur edhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë kanë sinjalizuar vështirësi të ngjashme në industrinë e çipave.

Gjatë një interviste për BBC këtë muaj, Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) la të hapur mundësinë e rritjes së çmimeve, pasi inflacioni i ka shtuar kostot.

TSMC është prodhuesi i çipave më të avancuar të dizajnuar nga kompani si Apple, Nvidia dhe AMD.

Edhe Samsung kishte paralajmëruar më herët gjatë këtij viti se mungesa e furnizimit me çipa memorieje pritet të sjellë shtrenjtim të pajisjeve elektronike.

Çmimi i RAM-it, që zakonisht konsiderohet një nga pjesët më të lira të një kompjuteri, është rritur në më shumë se dyfishin që prej tetorit të vitit 2025.

Përveç shtimit të kërkesës nga inteligjenca artificiale, edhe lufta në Iran ka goditur zinxhirin global të furnizimit me helium, një gaz jetik për prodhimin e gjysmëpërçuesve, duke rritur më tej kostot e çipave kompjuterikë.

iPhone 17 ka pasur popullaritet të lartë që nga dalja në treg e linjës në shtatorin e kaluar. Në tre muajt e parë të vitit 2026, shitjet e pajisjeve Apple u rritën me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndihmuara nga kërkesa e fortë në Kinë.

Në fillim të këtij viti, kompania rriti me rreth 200 dollarë (150 paund) çmimin e kompjuterëve të saj kompaktë Mac Mini.


Shtuar 18.06.2026 07:49

Tags:
meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş