Palët përfaqësuese të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës, kanë mbërritur në Gjykatë për t’u njohur me vendimin e Apelit për vulën e Partisë Demokratike.
Të dyja palët ndodhen në sallën e pritjes, por mësohet se nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrit.
Të pranishëm nga Partia Demokratike e Rithemelimit janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.
Ndërsa grupi i Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.