Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Avokati Genc Gjokutaj, në një deklaratë për mediet akuzon SPAK se sillet si një parti politike. Ndër të tjera, ai paralajmëron se do të vijojnë betejën për lirimin e Berishës.
Gjokutaj: Të njëjtat fakte, kishte një shtesë për ndërtimet që kishin apo jo mbrojtje nga zjarri. Kjo ishte një risi që do i japë shumë pikë. U shty sepse janë shumë fashikuj që duhet t’i prezantojnë. Është i njëjti tekst, ky është një skandal më vete ndërsa lideri i opozitës vijon në arrest në shtëpi, pa u kryer hetimi.
Ne kemi dokumentuar shkeljet skandaloze të këtyre gjykatave, janë humbur disa beteja, por nuk është humbur lufta. Këtë luftë ne do ta fitojmë, nuk e di se kur.
Në gjyq është dyluftim. SPAK po sillet si një parti politike, po ndjekim rrugën ligjore, si i vetmi mjet i sigurt, për të na dërguar te e drejta. Këta bëjnë sikur s’dëgjojnë, por në fund do ta marrin përgjigjen./albeu.com