Deputeti i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, u ka bërë thirrje deputetëve shqiptarë të mos e mbështesin propozimin francez sepse sipas tij do të hapet kutia e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër majorizimit.
Apasiev shtoi se me kalimin e propozimit francez, problemet ndër etnike do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka ndërprerë debatin për propozimin francez. Shërbimet nga Kuvendi informojnë se debati do të vazhdojë nesër në orën 11.
Debati u ndërpre menjëherë pas thirrjes së deputetit të Levicës Kërmov që qytetarët të dalin në protestë para Kuvendit./alsat