Lundrimi i trageteve nga porti i Barit drejt Durrësit dhe anasjelltas është anuluar.
Shkak për këtë është bërë moti, që pritet të përkeqësohet në orët në vijim.
Ndërkohë, linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht.
Njoftimi:
Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet.
Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.
Linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht.
Do ju mbajmë të informuar për çdo informacion në vijim. /albeu.com