Apeli i GJKKO ditën e sotme ka caktuar datën e seancës gjyqësore për ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Kjo senë vjen si pasojë e ankimimit të bërë nga vetë Koka sa i takon masësë sigurisë “arrest me burg”.
Seanca do të mbahet në orën 11:00 të datës 17 maj dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Njoftimi i Plotë:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar.
Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 17 Maj 2022, ora 11:00.