Partia Demokratike ka paraqitur sot një ankesë pranë KQZ-së dhe kërkon të përfaqësohet me dy anëtarë në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor në Kukës.
PD ka ankimuar vendimin e KQZ-së duke pretenduar se në bazë të rezultatit të fundit në zgjedhjet vendore të 14 majit, është renditur parti e tretë dhe si rrjedhojë i takon të përfaqësohet me dy anëtarë, dhe jo një siç ka vendosur KQZ.
Ditët e fundit është përfolur se për kandidatin për kryetar Bashkie në Kukës, PD e Bashës dhe grupimi i Berishës po negociojnë për një kandidat të përbashkët, megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Zgjedhjet në Kukës përsëriten pas shkarkimit të Safet Gjicit, i cili ishte protagonist i një video skandali seksual në zyrën e Bashkisë të saporifituar prej tij.
Ankimimi i PD: