Andrra dhe bebushi shkojnë në shtëpi, Sinani dhe Ansi i bëjnë pritjen më të ëmbël

Andrra Destani e Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë disa ditë më parë. Ato u bekuan me një djalë tjetër dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur për ardhjen e djalit e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.

“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, shkroi Andrra përkrah një fotografie të bebushit.

Më pas vëllai i madh Ansi zbuloi emrin e anëtarit më të ri të familjes Hoxha. Ansi postoi në profilin e tij në Instagram një foto, në të cilën shihej duke mbajtur në krahë vëllain e vogël.

Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, shkroi vogëlushi duke na zbuluar kështu emrin e veçantë të bebushit.

Familjarët, Sinani dhe Ansi i kanë bërë pritjen më të ëmbël mami Andrrës dhe Ayanit në shtëpi. Ata e kanë pritur me lule e tollumbaca, ndërsa Andrra i ndau në llogarinë e saj në Instagram.

Sinani zbuloi se emrin e të voglit e kishte zgjedhur vetë Ansi, ndaj ja lanë edhe atij ekskluzivitetin e zbulimit. Siç duket Ansi tashmë është mjaft i lumtur që ka dhe një vëlla të vogël e që më vonë me siguri do të bëhet shoku i tij më i ngushtë.

Për këtë arsye ai i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë mami Andrrës për dhuratën që e madhe që i solli. Andrra ka postuar në Instagram foton e një kartoline që është shkruar nga Ansi, sigurisht me ndihmën e ndonjë personi më të madh.

E dashur Mamush! Faleminderit që më bëre me vëlla! Jam shumë i lumtur! Të dua shumë! Ansi”, shkruhet në kartolinë.


Shtuar 24.03.2021 13:44