Ancelotti e Klopp në historinë e Champions, njëri për mirë e tjetri për keq

Carlo Ancelotti dhe Jurgen Klopp shkruajnë emrin në historinë e Champions League. Italiani e fitoi për të katërtën herë, si asnjë trajner tjetër më parë.

Në vitet 2003 dhe 2007 ai e fitoi në krye të Milanit, kurse në vitin 2014 e kishte ngritur Champions League po me Real Madrid, sikurse bëri sonte.

Jurgen Klopp ndërkohë barazon rekordin e finaleve të humbura në Champions League. Gjermani është mposhtur tre herë dhe dy herë i ka ndodhur me Liverpool ndaj Realit.

Më parë ai ka humbur edhe një finale në krye të Borussia Dortmund, kundër Bayern. Tre finale ka humbur edhe Marcelo Lippi, 1997, 1998, 2033. /h.ll/albeu.com

Shtuar 28.05.2022 23:55