Ana Ejupi dhe Kevin Edmond janë një nga çiftet më të dashur të publikut që nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ata po vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë, derisa janë tejet aktiv edhe në rrjete sociale.
Ndonëse patën ulje e ngritje në raport, kjo marrëdhënie duket se po ecë mjaft mirë.
E së fundmi ka qenë ish-banorja që i ka bërë një dedikim në rrjete sociale këngëtarit.
“Parajsa është një vend në tokë me ty”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Ata po vazhdojnë jetën e tyre mes Kosovës dhe Suedisë, ku edhe është rritur artisti.
Sidoqoftë, të njëjtit nuk kanë lënë anash as angazhimet e tyre profesionale.