Ana e errët e Ekuadorit nën kontrollin e kartelit Sinaloa, lufta mes bandave rivale dhe klaneve shqiptare

“Karteli është aktiv nga Meksika në Kolumbi, por disa klane shqiptare veprojnë edhe në Ekuador.”

Kështu e nis artikullin media italiane “Corriere della Sera”, 5 ditë pas vrasjes së kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio i njohur për “qëndrimin e tij kundër korrupsionit” përpara zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për 20 gusht.

“Prita! Marrëveshje të fshehta. Lidhje të jashtme. Drogë. Mobilizim i ushtrisë sepse policia është e pamjaftueshme. Nuk po flasim për anën e errët të Meksikës, por për Ekuadorin që marshon drejt votimit.

Vrasja e kandidatit Fernando Villavicencio është simboli i stuhisë “perfekte”, të nxitur nga erërat e këqija dhe ndonjëherë të maskuara. Një sulm që ndodhi në një kontekst të përkeqësuar ku kriminelët vendas bashkëpunojnë me rrjete të mëdha ndërkombëtare. Një aleancë që e ka shndërruar vendin nga një pikë tranziti në një pikënisje për kokainën, të fshehur në kontejnerë plot me banane të destinuara për në Evropë. Llogaritjet e përafërta besojnë se rreth 800 tonë largohen çdo vit. Por janë shifra të paverifikueshme, si ato meksikane. Vrasjet u rritën nga 1,088 në 2019 në 4,761 vitin e kaluar, ndërsa mbi 400 të burgosur humbën jetën për shkak të grindjeve në burgje.

Viktima, Villavicencio, kishte nisur fushatën e tij kundër të korruptuarve dhe kishte zbuluar, vetëm një muaj më parë, se kishte marrë kërcënime të drejtpërdrejta nga karteli Sinaloa, ai i menaxhuar nga djemtë e El Chapo Guzman në konkurrencë me bosët e tjerë.

Organizata ka operuar në Ekuador që nga fillimi i viteve 2000, me njerëzit e saj dhe përmes një pakti operacional me Cochoneros. Megjithatë, ky fraksion ka pasur disa probleme të brendshme dhe një nga liderët e tij historikë, Junior Roldan, u vra në Kolumbi në maj.

Ai udhëhoqi krahun e njohur si Los Aguilas, ndërsa pjesa tjetër e bandës, Los Fatales, i përgjigjet urdhrave të José Adolfo Villamar, i njohur si Fito, një bandit i famshëm i burgosur prej kohësh, i cili dyshohet se e kishte vënë në listën e tij të vdekjeve eksponentin politik të qëlluar për vdekje.

Për të ngatërruar drejtuesit, është shfaqur një video e Los Lobos: një falangë njerëzish të maskuar ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Mirëpo, kjo është një dalje propagandistike e mohuar nga drejtuesit “zyrtarë”. Është një thurje e zakonshme, një xhungël për t’u fshehur, ndoshta një drejtim i gabuar drejt ujërave të turbullta tashmë me baltë. Los Lobos përfaqësojnë një grup që lëviz së bashku me kartelin Jalisco, rivalin e Sinaloas dhe, sipas ekspertëve, është në rritje. Tiguorones dhe Chones gjithashtu lëvizin në të njëjtën orbitë. Beteja të shpeshta që ndoshta mund të kenë një pushim. Fito pak ditë më parë ka komunikuar nga burgu nënshkrimin e armëpushimit me Los Lobos.

Megjithatë, këta nuk janë të vetmit protagonistë. Këtu në qendër të një lufte të ashpër veprojnë eksponentë të botës së huaj të krimit, përfshirë disa klane shqiptare. Kjo është gjithashtu pasojë e rolit strategjik të Ekuadorit në eksportet e krimit. Një fije e bardhë që të çon në mënyrë të pashmangshme në Kolumbi, producentit të madh, ku një vit më parë u vra gjyqtari ekuadorian Marcelo Pecci, i qëlluar në plazh gjatë muajit të mjaltit.”/Albeu.com/


Shtuar 15.08.2023 14:33