Lulzim Basha ka deklaruar sot se pritoritet i vendit është Reforma Zgjedhore.
Në një konferencë për mediet ai ka dekelaruar se për Reformën Zgjdhore kërkojnë të mblidhet komisioni dhe të marrë në shqyrtim propzoimet e PD-së dhe të ecin përpara me çështje që janë në interes të qytetarëve shqiptarëve.
Ai ka lënë të kuptohet se do t’i bashkojë votat me mazhorancën për Reformën Zgjedhore dhe ligjet e tjera që kanë mbetur peng si pasojë e sherreve mes opozitës dhe mazhorancës.
Basha: Vettingu i poltikanëve është një detyrim që kemi ndaj shqiptarëve që ta pastrojmë klasën politike nga politikanë që nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve. Në këtë proces të gjithë e dinë që anjë parti nuk i ka mbajtur votat. Këtu duhet edhe vota e kundërshtarit politik. Kërkohen 84 vota për këto ndryshime. Prioritet është Reforma Zgjedhore. Ai është mësuar me një ngjarje të shëmtuar të 2020, por nuk ma ha mendja se do të arrijë të gjejë lakej në Parlament për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor sic i do ai. Kodi zgjedhor do të kalojë përmes një diskutimi. Por, procesi do të jetë thellësisht politik.
Sa i përket amnistisë dhe ligjeve të tjera të mbetura peng pasi kërkojnë 84 vota, Basha tha se cdo ligj që kërkon 84 vota do të shqyrtohet nga PD.
Basha: PD nuk angazhohet në procese personale, ndaj i qëndroj kësaj që i them.
Një prej ligjeve të pamiratuara është amnistia, e cila mbërriti në parlament në fillim të muajit dhjetor dhe nga e cila përfitojnë ulje dënimi apo liri rreth 600 persona. Tradita parlamentare ka treguar se ligjet e amnistisë janë miratuar para festave të fundvitit, por më 2023 nuk ndodhi. Një ligj tjetër që mbeti në parlament është drafti që rrit pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në 6.4 milionë lekë, i cili sërish kërkon konsensusin e 84 deputetëve, në një kohë që mazhoranca numëron vetëm 77.
Në klimën e tensionuar politike në parlament nuk po diskutohet më as për avokatin e popullit. Erinda Balancës i ka mbaruar mandati para 19 muajsh, por zgjedhja e pasardhësit të saj duket gjithnjë e më vështirë për një figurë që duhet të ketë konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.