Ambasadori shqiptar në SHBA tregon ç’po ndodh me Parashqevinë: Është në gjendje të rënduar!

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka reaguar mbi situatën e ndërlikuar të Parashqevi Simakut, duke shprehur shqetësimin e tij për ndikimin e publicitetit të tepërt në shëndetin e ikonës së muzikës shqiptare.

“Jam thellësisht i prekur nga situata dhe ndjej një përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes. Do të bëj gjithçka që është në dorën time, si në nivel institucional, ashtu edhe në nivel personal,” deklaroi Bushati për Euronews.

Ambasadori theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me biznesmenin Elton Ilirjanin, duke ndjekur situatën që nga fillimi. Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se mediatizimi i tepërt ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike të Parashqevisë.

“Publiciteti dhe mediatizimi i situatës i ka bërë dëm të madh. Parashqevia është qytetare amerikane me të drejta të plota dhe çdo zgjidhje duhet të vijë duke respektuar ligjet dhe procedurat civile të SHBA-së, larg dritave të publikut.”

Reagimi i plotë i ambasadorit Ervin Bushati:

Jam thellësisht i prekur nga situata dhe ndjej një përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes. Do të bëj gjithçka që është në dorën time si në nivel insitucional ashtu dhe në atë personal.

Jam në kontakt konstant me Ilirjanin në New York, që në fillim të situatës. Publiciteti dhe mediatizimi e ka rënduar psikologjikisht pacienten, i ka bërë dëm të madh. Parashqevia është qytetare amerikane me të drejta të plota. Çdo zgjidhje duhet të vijë nga këtu duke respektuar ligjet, procedurat civile, Komisionin Shëndetësor dhe largë dritave të publikut.

Uroj vëtëm që Parashqevia të pranojë ndihmën tonë.

Ju uroj gjithë të mirat.

Ervin Bushati

Ambasadori Shqipëtar në SHBA


Shtuar 18.12.2024 21:52