Ambasada e SHBA-ve, njoftim të rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për aplikuesit e Lotarisë Amerikane. Në njoftim këshillohen  aplikuesit që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për Vizën Shumëllojshmërisë.

Përmes një njoftimi në facebook, ambasada bën me dije se ky kod i ruajtur do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse është fitues apo jo.

“Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023, do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu https://bit.ly/3EXIesr”, thuhet në njoftim.


Shtuar 23.10.2022 23:44