Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një paralajmërim urgjent, duke u bërë thirrje amerikanëve që mbeten në Rusi që të nxitojnë të largohen nën kërcënimin e rekrutimit, pas fjalimit të Vladimir Putin.
“Rusia mund të rekrutojë amerikanë dhe të mos i lejojë ata të kenë akses në autoritetet konsullore apo edhe të largohen”, tha ambasada në një deklaratë.
Ambasada paralajmëroi gjithashtu se ikja nga Rusia është bërë “jashtëzakonisht e vështirë”, me fluturimet e kufizuara dhe trupat e Putinit duke mbyllur kufijtë.
“Ata që mbeten në Rusi ose kanë udhëtuar në vend, duhet të largohen menjëherë nëse mendohet se mundësitë e lëvizjes prej andej kanë qenë të kufizuara”, vijon në deklaratë.
Kujtojmë se javën e kaluar, përmes fjalimit të tij, Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm që përfshin 300,000 burra.
Në të njëjtën kohë, rusët janë përpjekur të ikin nga vendi i tyre me bileta për në Dubai, pasi ikja nëpër Evropë nuk është një çështje e thjeshtë.
Kufiri me Gjeorgjinë dhe Mongolinë është plot me mijëra rusë që presin të kalojnë kufirin për t’i shpëtuar luftës.