Ambasada britanike thirrje Kuvendit: Votoni zgjatjen e organeve të Vettingut

Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike i ka bërë thirrje Kuvendit të votojë zgjatjen e organeve të Vettingut.

Ambasada thekson se zbatimi i reformës në Drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas për të ardhmen e Shqipërisë.

“Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut. Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin./albeu.com