Altin Dumani raporton sot në Kuvend punën e SPAK

Këtë të hënë, do të rikthehet seanca plenare në Kuvend pas javës së gjelbër, ku deputetët do të diskutojnë problematikat që kanë hasur në terren me qytetarët.

Në fokus të seancës plenare, do të jenë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë. Krerët e institucioneve të drejtësisë do të paraqiten sot në Kuvend, për të raportuar punën e tyre.

Sipas axhendës, seanca do të nisë në orën 10:00 me raportimin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, e më pas do të raportojë kreu i SPAK, Altin Dumanit.

Gjithashtu, raportet vjetore do të paraqesin edhe ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.

Raportimi i tyre vjen në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe është vënë në epiqendër edhe të sulmeve politike. Kjo për shkak se SPAK deri më tani nuk është në nivelin e pritshmërisë, ku pavarësisht akuzave dhe fakteve që publikohen çdo ditë, Erion Veliaj, Edi Rama dhe politikanët më të lartë të mazhorancës vazhdojnë të amnistohen nga drejtësia.


Shtuar 15.07.2024 09:34