Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ai i Informatikës, Jeton Shaqiri, do të lënë pozitat e tyre, pasi këto ministri do i kalojnë Alternativës.
“Ministri Venko Filipçe në të ardhmen do të ketë më shumë kohë për t’u shoqëruar me mua. Do të ketë më shumë kohë që të jemi shokë. Për shkak se kur punoni bashkë nuk keni kohë për t’u shoqëruar. Pse po e them këtë? Për shkak se ju e dini, gjatë pranverës dhe verës kur i kemi ngarë motoçikletët, ai është jo vetëm bashkëpunëtor im por edhe mik. Ai është një nga potencialët më të mëdhenj të vendit tonë“, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Por kush do ta zëvendësojë atë?
“Një prej zgjidhjeve tona është Bekim Sali, për mua kjo zgjidhje është e pranueshme, nëse e zgjedhin edhe organet e Alternativës“, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
“Sipas statutit tonë, për kuadrot është angazhuar kryesia qendrore. Menjëherë gjatë ditëve në vijim ne do të zhvillojmë konsultime brenda partisë dhe në momentin kur të kemi zgjidhje do ta thërrasim kryesinë qendrore ku do të sillen vendimet se kush do të na përfaqësojë në ekzekutivë“, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Zaev pohon se Alternativa merr disa pozicione më shumë se Besa ndërsa atë e arsyeton me faktin se ata iu bashkëngjitën koalicionit tashmë të formuar.
“Mund të pohoj se Alternativa merr përgjegjësi më të rëndësishme në pushtetin ekzekutiv. Pse? Së pari, për shkak se ne jemi tashmë një shoqëri e konfirmuar e partnerëve të koalicionit. Ftojmë dikë që të na bashkëngjitet. Nuk është e njëjtë kur shkojmë në zgjedhje dhe atëherë sipas parimit të numrit të deputetëve, përkatësisht sipas numrit të votave, i ndajmë përgjegjësitë në ekzekutiv“, tha Zoran Zaev, kryeministër.
“Në negociata, as unë personalisht as Alternativa asnjëherë nuk kemi qasje me shantazh. Ne duke e ditur situatën nuk kemi vepruar me shantazh për të kërkuar më shumë pozita“, tha Afrim Gashi, lider i Alternativës.
Të gjitha këto ndryshimet kuadrovike dhe mandatari i ri përkatësisht pasardhësi i Zaevit, duhet të kalojnë në Kuvend./albeu.com/