Alqi Bllako paraqitet në Apelin e Posaçëm, SPAK kërkon rikthimin e tij në qeli

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, së bashku me avokatin e tij Sokol Hazizaj.

Kujtojmë se Bllako u lirua nga burgu muajin e kaluar, ku ka qëndruar në burg për disa muaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.

SPAK kërkon rikthimin e tij ne qeli pasi ankimoi vendimin e shkalles së parë që caktoi arrest në shtëpi./albeu.com