I dënuar për aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako lihet në arrest shtëpie

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është liruar nga burgu, teksa është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bllako ishte dënuar për aferën e inceneratorëve disa muaj më parë.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Kujtojmë që Bllako ishte zyrtari i dytë që u arrestua  lidhur me aferën e inceneratorëve pas Lefter Kokës./albeu.com